Berisha i pakënaqur me lojtarët që me lojë individuale po i shërbejnë vetëm vetes

Berisha i pakënaqur me lojtarët që me lojë individuale po i shërbejnë vetëm vetes
20:41 | 10 Tetor 2019

Bernard Berisha luajti në gjysmën e parë të ndeshjes ndaj Gjibraltarit, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, ndërsa pas takimit e ka komentuar sfidën.

“Kam luajtur pas një periudhe të gjatë dhe u mundova të jap më të mirën… Në pjesën e parë ndoshta nuk treguam lojë me pasime duke u përpjekur ta tregonim lojën individuale”, ka thënë 27-vjeçari.

Ai është shprehur i kënaqur, se megjithatë, skuadra fitoi përkundër disa pikave jo aq të forta në fazën e sulmit.

Sipas tij, lojtarët që bëjnë lojë më individuale duhet të kujdesen që t’i shërbejnë grupit dhe jo ta vënë në plan të parë individualitetin e tyre.

Mesfushori që luan te Akhmat Grozny mendon se ndoshta duhet të ketë më shumë hapësira në të ardhmen edhe te Kosova, duke qenë se luan mjaftueshëm te skuadra e tij.