Berisha: Kam zgjedhur Kosovën për t’iu dërguar këtë mesazh të rinjve

Berisha: Kam zgjedhur Kosovën për t’iu dërguar këtë mesazh të rinjve
18:30 | 28 Korrik 2019

Janë bërë gati tri vite nga koha kur Valon Berisha zgjodhi të përfaqësonte Kosovën.

26 vjeçari, la Norvegjinë dhe vendosi për Kosovën, për një rrugëtim të ri por shumë emocionues.

Berisha në një intervistë dhënë për RTV Dukagjini, ka rrëfyer edhe një herë arsyet pse vendosi të përfaqësonte Kosovën, e po ashtu edhe për emocionet e tij pasi ka pranuar ftesën për të veshur fanellën dardane.

“Unë kur kam zgjedhur Kosovën, kam dashur t’u tregoj të rinjve se çdo ëndërr është e mundshme, me pas një synim, gjithçka arrihet”, ka deklaruar Berisha, përcjell lajmi.net.

Ai tutje ka thënë se ka ëndërr të madhe dërgimin e Kosovës në një kampionat të madh, qoftë evropian apo botëror.

“Kur më ka ardhur mundësia për të përfaqësuar vendin, familjen dhe shtetin, mezi kam pritur për të ardhur”.

“Vijë këtu për pushime gjithmonë, dy ditë pushim kur t’i kem, vijë këtu”./Lajmi.net/

TAGS