Berisha për ndërkombëtarët: Realiteti që diktojnë ata nuk ekziston kund në Shqipëri

Berisha për ndërkombëtarët: Realiteti që diktojnë ata nuk ekziston kund në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të paimagjinueshme situatën me emërimet në Gjykatën Kushetuese. Në një intervistë në studion e ABC Neës, Berisha shprehet i befasuar nga sjellja e kandidates kushtetuese Arta Vorpsit që e zëvendësoi presidentin me një noter, ndërsa tha se Rama po synon të kapë gjykatën më të lartë në vend.

“Nga të gjithë kandidatët unë e kam njohur Vorpsin e kam patur mendim pozitiv. Me aktin e sotëm: në rast se ta diktuan për të poshtëruar institucuionin është keq, në rast se e ke bërë vetë, dy herë më keq. Ajo duhet të largohet e të kalojë në politikë. Nuk mund të imagjinohet t’i marrësh tjetrit kandidaturën. Në interpretimin tim, Vorpsi është nul, nul është edhe këshilltaja që u vu në listë me Besnik Muçin. Për t’u bërë tre emra Gramoz Ruçi vuri në listë jo kandidatin, por gjykatësin që ka filluar punë në Gjykatë Kushtetuese Besnik Muçin”.

I pyetur për qëndrimet përshëndetëse të ndërkombëtarëve, Berisha tha se po i bëjnë dëm vendit me ato deklarata.

“Në mënyrë absolute nuk them dot se qëndrimet e tyre janë antikushtetuese, ata s’kanë asnjë detyrim ndaj kushtetutës së këtij vendi. Është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin të inkurajohet dhunimi i kushtetutës. Tërësisht të pamerituar të Ramës. Nëse shihni të gjitha deklaratat e tyre ata janë për një realitet që s’ekziston kund në Shqipëri”.

Ish-kryeministri rrëfen edhe një episod mbi një kërkesë të ndërkombëtarëve në kohën e hartimit të reformës në drejtësi.

Më erdhën në zyrë e më thanë  se kërkonin një nen në kushtetutë që ata që svetoheshin të mos emëroheshin në Gjykatë Kushtetuese, Basha i refuzoi …zgjodhën metodën top doën nga lart poshtë…por a pranoja unë të lija vendin pa gjykata”

Sipas Berishës jo të gjithë në BE janë entuziastë me këtë lloj reforme në drejtësi

Mos mendo se kanë të njëjtin mendim për këtë reformë vende të ndryshme, apo të futet minarja në thes me këtë situatë, kushdo të vijë gjen kunatin në krye të KLP, që nuk është magjistrat e ka bërë reformën në drejtësi, në krye të KED një njeri që ka fshehur 120 milionë lekë, që shkonte në mbledhjet e PS”.

Berisha e vlerëson si institucional qëndrimin e Metës, përballë përpjekjes së Ramës për t’i marrë kompetencat. Nga ana tjetër, lideri historik i PD thotë se opozita duhet të marrë pjesë në hartimin e reformës zgjedhore sepse kushti i Bundestagut është edhe për të.

“Nga një anë citohen 9 kushtet, por nga ana tjetër ai kusht edhe për opozitën jo vetëm për Ramën. Unë jam që opozita të marrë pjesë aktive e të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore. Opozita e qeveria duhet të bien dakord të marrin ekspertët e ODIHR-it…Pa ODIHRIin, unë  jam për pjesëmarrje 100 % në reformë”.

Sipas Berishës, opozita ka program shumë të mirë e duhet të bëjë punë intensive, ndërsa zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë. /abcneës.al