Berisha publikon letrën e maturantes: Mesatarja 9.8, por mbeta pa shkollë

bersihaIsh-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook, një letër të një maturanteje, e cila shprehet e pakënaqur për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve në universitet. Maturantja thekson se në Shqipëri nuk ka drejtësi.

Postimi i Berishës

Letër dëshpëruese e maturantes Ariola, që përfundoi gjimnazin me mesatare 9.88!

“I nderuar Zoti Berisha! Me gjithe respektin qe kam per ju mora guximin t’u shkruaj. Une jam nje maturante, viktime e reformes se deshtuar ne arsim nga qeveria aktuale. Kam perfunduar gjimnazin me mesatare 9.88 dhe mesatarja e provimeve eshte 9.5. Endrra ime ka qene gjithmone mjekesia. E gjithe endrra ime u dogj vetem sepse nuk bera zgjedhjet e duhura per provimet e matures. Kjo sepse kane preferuar te mos i bejne te ditur kriteret ne fakultete ne menyre qe nga kjo skeme te perfundojme ne shkolla private. Por i nderuar, prinderit e mi kane hequr buken nga goja e tyre qe te arsimohem une. Une jam apolitike:nuk kam mbeshtetur kurre nje ngjyre politike por gjithmone ju kam pare si nje intelektual dhe dashamires i dijes. Jam ne dijeni qe mundesite tuaja jane te kufizuara dhe nuk mund te beni asgje per te gjithe ne; fatkeqesisht jemi ne duart e dikujt qe mesa duket e urren arsimimin. Por si ka mundesi qe 12 vite pune te palodhur, 12 vite etje per dije te therrmohen brenda nje dite?! A nuk supozohet qe ai qe punon fort duhet te shperblehet?! Ku eshte drejtesia ketu? Kesaj pyetje retorike e di qe smund ti pergjigjet askujt, por kisha nevoje qe ta shprehja edhe une mendimin tim tek dikush qe na mbeshtet neve, te nje intelektual i vertete, jo te dikush qe nuk di as se si te flase para nje audience pa u treguar arrogant e pa i ofenduar!

Kam filluar te ndjej urrejtje per kete vend pasi nuk kam me asnje fije shprese se drejtesia do te na miresevije me. Me kete ritem rinia do te preferoje te punoje pune te rendomta ne dhe te huaj se sa te qendroje ketu.

Me respekt

Ariola S.

9 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

TAGS