Bernard Berisha shpallet lojtari i ndeshjes, shpërblehet me veturë të re

Bernard Berisha shpallet lojtari i ndeshjes, shpërblehet me veturë të re
23:50 | 31 Gusht 2019

Kjo mbrëmje ishte e jashtëzakonshme për yllin e kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.

Berisha shënoi golin vendimtar për Akhmat Grozny, në minutën e 90’ të takimit, për t’i siguruar një pikë skuadrës.

Bernardi është shpallur lojtari i ndeshjes, por ky nuk ishte çmimi i vetëm që pranoi për paraqitjen e tij.

Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadryov, i cili udhëheq edhe skuadrën e Akhmat Grozny,  i ka bërë dhuratë lojtarit kosovar një veturë të re.

Për këtë ka njoftuar vet lojtari nga Peja, me anë të një postimi në Facebook.

[embedded content]

“Lojtari i ndeshjes. Faleminderit presidentit Ramazan Kadirov për veturën”, ka shkruar Berisha, përcjell lajmi.net.

Bernardi është në listën e të ftuarve nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro2020. /Lajmi.net/

TAGS