Bernard Challandes: Është ndeshje e rëndësishme, dua të di si mund të luajmë ndaj një kundërshtari të tillë

Bernard Challandes: Është ndeshje e rëndësishme, dua të di si mund të luajmë ndaj një kundërshtari të tillë

Kosova luan ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Euro 2020 në ‘Fadil Vokrri’, kundër Kombëtares së Anglisë.

Trajneri e di se do të ketë punë të vështirë, por ka thënë se me rëndësi është që skuadra të tregoj progres në lojë, me fokusin larg rezultatit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e trajnerit, nga konferenca për shtyp.

“Pyetja e parë vjen çka para kësaj ndeshje. Për mua është shumë, shumë, shumë ndeshje e rëndësishme, pasi është ndeshja e fundit dhe para asaj me Maqedonisë se Veriut. Nëse ju kujtohet në fillim, në këto kualifikuese pata thënë se duhet të shënojmë progres dhe përparim të vazhdueshëm. Kjo ndeshje e fundit është mundësia për ta përmbyllur këtë xhiro të mirë. Për ne është një sfidë e mrekullueshme ndeshja e fundit ndaj Anglisë. Nuk duhet harruar se Anglia është ndër skuadrat më të mira në Evropë ose më e mira në botë. Ka një repart ofensivë të jashtëzakonshëm me rezultate 7:0, 6:0, 5:0, 5:0. Për mua si trajner është sfidë e mirë, por  e frikshme. Është ndeshja 1001 për Anglinë, kurse për ne është e 29. Pak më shumë eksperiencë për ta (me shaka).

Nëse do të fitonit kundër Çekisë, do të ishte ndeshje më e rëndësishme dhe me motiv më të larët. A mund trajneri të instalojë mendësinë e njëjtë sikur të fitonim në Çeki?

“Jo. Nuk është loja e njëjtë. Dukshëm. Por, nuk mund të mendojmë se është ndeshje miqësore. E pamundur për ne të mendojmë kështu. Qartë se nëse do të varej kualifikimi do të ishte ndryshe. Kjo ndeshje është e rëndësishme, por unë kam folur edhe përpara ndeshjes me Çekinë. Ne nuk flasim për rezultatet, por për atë se si mund të luajmë. Kjo ndeshje është e rëndësishme. Dua të di se si mund të luajmë kundër një skuadre si Anglia.”

“Ne kemi marrë pesë gola në ndeshjen kundër Anglisë duke u mbrojtur, kurse në Çeki ishim të organizuar në mbrojtje, por pësuam dy herë. Ndeshjen e radhës do të jetë e rëndësishme të bëjmë një kombinim. Ekipi i Çekisë është i mirë dhe Anglia humbi atje. Është me rëndësi të ndërtojmë një skuadër që fokusohet në të dy repartet. Mali i Zi luajti mirë me 4-5-1, organizim i mirë, por pësoi 7 herë. Ne do të tentojmë të bëjmë të dyja. Synojmë posedimin.”

Raheem Sterling do të luajë nesër. Është situatë e pazakontë, ai u dënua nga FA për ndeshjen ndaj Malit të Zi. Mendimi yt për këtë situatë?

“Për ne nuk është lajm i mirë. Sigurisht. Lajm dyfish i keq. Nëse Sterling luan, ai është ndër më të mirët në pozitën e tij. Ne kemi parë problemin me të në Angli. Nëse do të isha unë Sterling, do duhej të tregoja sjellje të mirë. Por, unë kam parë Rashford, Sancho nuk është i keq, Abraham nuk është i keq. Me apo pa Sterling, për mua Anglia është Angli, dhe problemi nuk është një lojtar. Kemi folur për Kane. Por edhe nëse Kane nuk luan, është Abraham. Kanë shumë zgjedhje, shumë lojtarë. Ne duhet të bëjmë një performancë shumë të mirë ndaj kësaj skuadre, me ose pa disa lojtarë.”

Trajner, ndeshja ndaj Anglisë do të jetë ndeshje ku rezultati nuk ka rëndësi, por vetëm si skuadra paraqitet. Pyetje për ndeshjet e kaluara. A ka ndonjë pendim që keni marrë dhe jeni penduar?

“Si trajner duhet marrë vendime. Dhe, pastaj mund të pyesësh nëse ishte vendim i mirë ose jo. Unë kurrë nuk gjej përgjigjen, nuk mund të them nëse mund të jetë vendim i keq. Do të thotë se duhet marrë përgjegjësia për zgjedhjen, edhe para gazetarëve, pasi gazetarët mund të pyesin pas ndeshjes, ishte i mirë vendimi për lojtarin ose taktikën. E pranoj situatën. Për mua është e rëndësishme të marrë vendimin, njësoj si ju që bëni pyetjen. Kërkoj vendime të mira për sot ose nesër, pa u penduar për të kaluarën. Pendohem, por dua të ngre një lojtarë në mesfushë, më defensiv, vendosa, ishte 1:0, ndoshta koha për ndryshim, por ishte 1:0 dhe nuk ishte keq. Pse ndryshim? Do të ruajmë një. Pastaj themi: Është koha për ndryshim. Pastaj pranojmë gol. Kemi nevojë për ofensivë, jo defensivë. Ndryshon situata. Por, në fund, nuk e di nëse ishte e mundur që të mendojmë qartë. E marrë përgjegjësinë, dhe ju mund të vlerësoni se nuk ishin të duhurat.”

“Në këtë situatë, nëse marrë shumë vendime të këqija, në fund gazetarët nuk thonë se morri vendime të këqija, por se duhet shkarkuar.”

Nëse supozojmë se Sterling do të jetë në nivelin më të lartë nesër, a do të thotë që për skuadrën tuaj është i pandalshëm dhe çfarë mund të bëni për ta ndalur?

“Mendoj se nëse Kosova luan kundër Anglisë dhe e dimë potencialin e Anglisë, ne nuk kemi përgjigje individuale. Është punë kolektive. Është e qartë, nëse kujtojmë lojën e parë në Angli dhe Sterling ka shumë hapësira, është e pamundur të ndalet ai. E pamundur. Sepse, çfarë ai bëri në atë ndeshje është e mrekullueshme. Në ndeshjen kundër Çekisë intesiteti më i lartë i lojtarit ishte 200. Kurse Sterling kishte 461. Është e pamundur. Vetëm si skuadër mund të gjejmë zgjedhje më pak të këqija. Nuk është stili jonë, jemi shumë të mirë. Jemi skuadër e mirë. Nuk është problem të luajmë futboll të mirë.”

Rreth humbjes në Angli (e gjysmuar për shkak të problemeve teknike)

“Ishte moment i tmerrshëm. Kur u akordua koha shtesë, shkova tek gjyqtari dhe e pyeta pse? Tha për shkak të festimit të golave. U shqetësova nga ajo, u futa në tunel, dhe meqë gjuhë amtare, desha të shprehem në gjuhën frenge dhe ndalova. Në fund është futboll.”

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë dashur të shohin këtë ndeshje në stadium, por nuk kanë mundësi për shkak të numrit të kufizuar të biletave. Çfarë ndjenje është kjo?

“Është e qartë se kemi bërë kampanjë të mirë dhe tifozët tanë janë tifozë të mirë. Kjo do të thotë se ata duan të na suportojnë. Është ndeshja e fundit dhe luajmë kundër një skuadre që është ndër më të mirat në bota. Është euforia e madhe. Janë dy arsyeje: Skuadra e Kosovës ka dhënë rezultate të mira, me lojë të mirë dhe njerëzit këtu janë krenarë me këtë skuadër. Jemi vend i vogël dhe janë krenarë. Dhe, nëse luajmë kundër Anglisë me lojtarë që i shohim gjatë gjithë javës në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, do të thotë është eveniment i madh për futbolldashësit në Kosovë. Ne kemi 12 lojtarë, duke llogaritur tifozët. Është dhuratë e mirë për skuadrën tonë. Do të jetë e vështirë. Faleminderit.”

“Kam vetëm një pishman. Që nuk kemi një ‘Wembley Stadium’, në Prishtinë.

Bernard Challandes pritet t’u jap hapësira disa lojtarëve që nuk gjetën shumë minuta, ndoshta si Ibrahim Dresevic dhe emra të tjerë. /Lajmi.net/

TAGS