Bernardeschi dhe rrëfimi horror: I veshur me të zeza mora një thikë dhe…

Bernardeschi dhe rrëfimi horror: I veshur me të zeza mora një thikë dhe…

Coronavirus ka goditur edhe botën e futbollit. Edhe ylli i Juventus-it, Federico Bernardeschi, ka vuajtur pasojat e izolimit. Në episodin e radhës të “Në shtëpi me Juventus”, program i ideuar nga klubi bardhezi për të kaluar këto ditë izolimi, sulmuesi ka zbuluar një  anekdotë kurioze në lidhje me një nga shakatë e tij më të suksesshme.

“Ndihem mirë, edhe pse kjo situatë nga a larguar nga ajo që bënim çdo ditë. Çfarë bëj në shtëpi? Pak stërvitje të bën mirë, sepse të ndihmon të mos mendosh, sa më shumë stërvitesh aq më shumë do ta bësh. Më pas dëgjoj muzikë”, ka thënë ish-lojtari i Fiorentina-s.

Më pas ka ardhur rrëfimi i veçantë: “Kisha një shtëpi me disa vetrata që shihnin nga oborri. Po shikonim një film horror, bëra sikur duhej të shkojë në banjo dhe shkova në kuzhinë për të marrë një thikë dhe për t’u veshur me të zeza. Kam trokitur në xham me thikë dhe të gjithë u çmendën”.

MEDIAL.mk