Berosh: Mendohet për lehtësime të masave në Kroaci

Berosh: Mendohet për lehtësime të masave në Kroaci

Kryeministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, sot paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të mendojë për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ministri për HTV-në tha se është e mundur të parashikohet sjellja e virusit, por se nuk dëshirojnë të lidhen për afate që nuk mund t’i respektojnë.

Ai shtoi se rritja e të sëmurëve në Kroaci është ende brenda kufijve të vendosur prej tyre dhe se strategjia e tyre funksionon dhe se është shumë e qartë – qëllimi është të ngadalësohet rritja e e të sëmurëve dhe të lejojë që sistemi shëndetësor të sigurojë mbrojtje adekuate, për të mos u mbingarkuar.

“Mund të them që të dhënat tona janë shumë të mira dhe të kënaqshme”, tha Berosh, duke shtuar se ata janë të shqetësuar për bilancin e masave që parandalojnë përhapjen e virusit dhe mundësojnë aktivitete normale të jetës.

Ai tha se atë që Kroacia po e pret në javët e ardhshme është të mendosh për relaksim, lehtësimin e atyre masave, në mënyrë që të mundësohen të gjitha rrjedhat e jetës të zhvillohen pa probleme, në mënyrë që aktivitetet ekonomike të mund të ringjallen, por edhe më tej të jetë nën kontroll numri i të sëmurëve.