“Bërtita me të madhe, thashë ç´më ka gjetur” aktori i njohur tregon incidentin e natës së parë të martesës

“Bërtita me të madhe, thashë ç´më ka gjetur” aktori i njohur tregon incidentin e natës së parë të martesës
Tash esht Koha

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Zef Deda i ftuar në emisionin “Rreze dielli” tregoi më shumë rreth jetës së tij private dhe karrierën e tij të gjatë në ekranin shqiptar.





Deda u shpreh se bashkëshortja e tij është mbështetja më e madhe dhe se që ditën e parë të martesës i ka treguar se humori i tij nuk ka kufi.

Ndër të tjera, aktori tregoi dhe incidentin që krijoi ditën e dasmës.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bollëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, ka treguar Zef Deda duke shkaktuar të qeshura në studio.

Nga martesa e tij, aktori ka dy djem, Marjanin dhe Julian Dedën, dhe siç e kemi parë dhe në televizione të ndryshme Juliani ka trashëguar talentin e babit të tij.

Tash esht Koha
TAGS