BERZH-i i jep hua 6 milionë euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër

BERZH-i i jep hua 6 milionë euro Shqipërisë për energjinë e gjelbër

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të japë një hua prej 6 milionë eurosh bankës shqiptare Union, për projektet për energjinë e gjelbër.

Banka do të japë hua për klientët e saj në mbështetjen e projekteve rezidenciale.

Fondet do të përdoren ndër të tjera për izolimin e banesave, panelet solare e boilerët efikasë.

Sipas BERZH-it, ky financim për Shqipërinë bëhet në kuadër të fondit 85 milionë euro për projektin Ekonomia e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

TAGS