15 May 2018 / 20:42
Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa të drejtuar nga Afrim Gashi, gjatë mbledhjes së sotme vendosi që të bëhet pjesë e Qeverisë dhe të pranojë kështu Ministrinë e Kulturës që deri më tani drejtoheshe nga LSDM-ja dhe udhëhiqeshe nga Robert Allagjozovski.
“Neve na është besuar që të udhëheqim sektorin e Kulturës, dhe kjo për ne është nder dhe një mirënjohje e madhe, sepse vitet e fundit u betonizua, ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore që për fat të keq deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.