Besa Kokëdhima ka ditëlindjen, Elvana Gjata bën urimin më të bukur: Të këndoftë zemra gjithmonë, shpirt i madh!

Besa Kokëdhima ka ditëlindjen, Elvana Gjata bën urimin më të bukur: Të këndoftë zemra gjithmonë, shpirt i madh!
Tash esht Koha

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, pasi mbush 31 vjeç.



Në profilin e saj në rrjetin social nuk kanë munguar urime, ku ndër ta spikat ai i Elvana Gjatës.

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka ndarë një performancë rrënqethëse të Besës, ndërsa krahas videos i shkruan fjalët më të ëmbla.

“Ky zë rrënqethës, unik, del nga një shpirt i madh! Gëzuar ditëlindjen, të këndoftë zemra gjithmonë! Të dua shumë!”- janë fjalët e këngëtares që  padyshim e kanë emocionuar Besën në këtë ditë speciale për të.

Vajzat e ruajnë prej vitesh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikime kaq speciale siç vetëm mikeshat e ngushta dinë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Tash esht Koha
TAGS