Besa në Brestovik sfidon Ballkanin e fortë 

Besa në Brestovik sfidon Ballkanin e fortë 

Me ndeshjen e djeshme mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë (0:2) u hap perdja e edicionit të ri të Kosovës në futboll. 

Sot në program janë dy ndeshje, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshen Prishtina – Drenica dhe në fushën me bari sintetik në Brestovik afër Pejës, Besa është mikpritëse e Ballkanit nga Theranda. 

Pejanët janë rikthyer në elitë dhe synojnë tre pikë në hapje të edicioni të ri. 

Ballkani është jashtëzakonisht i fortë me përforcime që ka bërë në afatin kalimtar, me kryetrajnerin Ismet Munishi, duan tre pikë nga Brestoviku. Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16.00.