Besiktasi shënon në portën e Skënderbeut kur lojtarët nuk ishin aktiv, pastaj i hapin portën Sowes të shënojë (Video)

Besiktasi shënon në portën e Skënderbeut kur lojtarët nuk ishin aktiv, pastaj i hapin portën Sowes të shënojë  (Video)

Në miqësoren e zhvilluam mes Besiktasit dhe Skënderbeut, me rezultat përfundimtar 3-2 për skuadrën turke ka ndodhur një diçka e pazakontë.

Në rastin e golit të parë të shënuar nga Mustafa Petkemek, mbrojtësi i skuadrës korçare, Bajram Jashanica, ndodhej i dëmtuar dhe të gjithë shokët e tij të të skuadrës ishin të shqetësuar për shëndetin e mbrojtësit, duke qenë jo aktivë në fazën mbrojtëse.

Për këtë episod ka patur reagim nga futbollistët e Skënderbeut ndaj gjyqtarit, me pretendimin se nuk duhej vijuar loja.

Goli natyrisht është konsideruar i rregullt, por futbollistët e Besiktasit, të udhëzuar nga trajneri i tyre,  janë treguar “fair play”, teksa me rinisjen e lojës nga qendra, Ali Soëe ka avancuar i pashqetësuar nga kundërshtarët, duke barazuar 1-1.

Pamje para ndeshjes

Sulmuesi afrikan edhe pse shënoi me portën e zbrazët u shfaq i lumtur pas ndeshjes.

“Performanca e ekipit ishte e mrekullueshme, por gjithnjë ka vend për përmirësim. Përqendrohemi te ndeshja e radhës”, ka shkuar ai në rrjetet sociale.

Ndeshja u mbyllu 3-2. Për turqit shënuan Mustafa Petkemek dy herë dhe Alvaro Negredo njëherë. Te Skënderbeu shënoi nga pika e bardhë edhe Sabijen Lilaj.