Temperatura e liqenit të Ohrit ishte vetëm gjashtë gradë, por nuk ishte një pengesë që pas kryqit të kërcejnë 100 notues, duke përfshirë edhe shumë vajza. Ivan Loteski nga vendbanimi Varosh ishte më i shpejti edhe atë dy vite radhazi.
Nuk prisja, por arrita ta kap kryqin. Ky është viti i dytë që më sjell gëzim të madh dhe dhimbje të madhe për babanë tim të vdekur. Uji ishte shumë i ftohtë. Shumë njerëz u zhytën para meje, por unë arrita i pari, sepse kisha pak më shumë vullnet se të tjerët- tha Ivan Loteski – kapësi i kryqit në Ohër.
Ekipet mjekësore, zhytësit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq, të cilët u kujdesën për sigurinë, nuk kishin ndërhyrje serioze. Të gjithë notuesit iu bindën këshillës që të mos qëndronin shumë në ujë të ftohtë për më shumë se tre minuta. E gjithë ngjarja u ndoq nga disa mijëra qytetarë nga vendi dhe jashtë vendit, duke përfshirë politikanë dhe ambasadorë.
Si vetëqeverisje lokale, kemi bërë gjithçka në fushën tonë për t’u organizuar manifestimi në një nivel të lartë .Mendoj se tradita në të ardhmen do të vazhdojë- tha Konstantin Georgievski- u.d. Kryetari i komunës së Ohrit.
Ngjarje të ngjashme me rastin e Ujërave të bekuara, u mbajtën në disa qytete në Maqedoni. Ngjarja më e madhe u mbajt në Shkup, ku rreth 140 persona u hodhën pas kryqit në ujërat e lumit Vardar. Më i shpejti ishte 25 vjeçi Hristijan Ninevski, i cili pas gjashtë pjesëmarrjeve e rrëmbeu kryqin për herë të parë.
Miki Trajkoski
The post Besimtarët ortodoksë festojnë “Ujin e Bekuar” appeared first on ALSAT-M.