Beteja rrëqethëse e gjarprit dhe shumëkëmbëshit (Video, +18)

Në një pjesë malore të Vietnamit, është filmuar beteja rrëqethëse ndërmjet gjarprit dhe një shumëkëmbëshi gjigant.

Derisa të dy janë këmbëngulës dhe të ashpër, vetëm njëri prej tyre fitoi dhe mbeti gjallë, transmeton Telegrafi.

Reptili i gjatë u përpoq me tërë fuqinë, por artropodi e shtrëngoi në pjesën e qafës dhe e mbyti, duke përfunduar hasmërinë e momentit.

Kjo është një skenë e rrallë, pasi këto dy specie kanë shënjestra tjera dhe nuk janë rivale, andaj shmangen dhe nuk përleshen.

“Shumëkëmbëshi që mbytë gjarprin, një tjetër ankth që do të mi trazojë netët” si dhe “kjo është hera e parë që bëra tifo për gjarprin” ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

TAGS