Një ditë pasi kryeministri Zaev hodhi poshtë zërat se kinse ka kërkuar të ndikojë në organet e drejtësisë, kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti është i pakapshëm për të komentuar mohimet e kryeministrit. Për kreun e BDI-së Ali Ahmetin, acarimi i marrëdhënieve Bexheti-Zaev do të tejkalohet së shpejti. Megjithatë, Zaev duket se nuk është i vetmi person me të cilin Bexheti ka acaruar marrëdhëniet. Kreu i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, sot tha se ai nuk ka marrëdhënie të këqija me Blerim Bexhetin, edhe pse sipas tij, ky i fundit ka pohuar se ka problem me Shilegovin.
Unë nuk ndjehem se personalisht kam marrëdhënie të këqija me kryetarin e Komunës së Sarajait, nuk e kuptoj pse kryetari i Komunës së Sarajit mendon se janë prishur marrëdhëniet, unë do i kisha propozuar që të vazhdojë bashkëpunimin institucional, në interes të qytetarëve dhe komunës që e udhëheqë. Qyteti i Shkupit në këtë moment punon në bazë të marrëveshjeve që i kemi bërë me Komunën Saraj- deklaroi Bexheti hesht pasi Zaevi hodhi poshtë akuzat për intervenime në Këshillin Gjyqësor.
Shilegov thotë se kërkesa për zbatim të ligjit nuk mund të quhet presion dhe se Matka është pasuri natyrore që i takon të gjithë qytetarëve dhe se ashtu duhet të mbetet. Partia e Ziadin Selës, Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese me shkrim ka reaguar për konfliktin e fundit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sipas të cilëve, ngjarjet e fundit dëshmojnë se koalicioni BDI-VMRO është ende gjallë.
Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te mjerueshme, pa pikë besueshmërie dhe kredibiliteti. BDI, vazhdon ti mbrojë të gjithë zyrtarët e VMRO dhe njerëzit e afërt të saj ,duke bërë ta kuptojmë se ky koalicion është gjallë ende njëjte si dikur që nuk lejuan ti merret mandati Trajko Veljanovskit për rastin 27 Prillit, njëjtë sikur para disa ditëve që nuk kanë lejuar të shkarkohet Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski- thanë nga Aleanca për Shqiptarët.
Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkoi ndjekje penale për kreun e Sarajit Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jo-legale në Matkë. Sipas Komisionit antikorrupsion, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato. I pakënaqur me këtë konstatim të anti-korrupsionit, Bexheti paralajmëroi padi ndaj anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se ky vendim është sjellë në mënyrë jo profesionale dhe hakmarrje nga kryeministri.
Besian Leka