Bie nga ndërtesa e lartë, vdes një person në Prishtinë

Bie nga ndërtesa e lartë, vdes një person në Prishtinë

Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka vdekur.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë  për Gazetën Express se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thotë Ahmeti.