Bie nga traktori, lëndohet rëndë një 16 vjeçar nga Gostivari

Bie nga traktori, lëndohet rëndë një 16 vjeçar nga Gostivari

Dje në ora 09.35 në fshatin Dobridoll, Gostivar, A.C.(25) nga fshati Toplicë, derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin me mjetin ndihmës, nga mjeti ndihmës është rrëzuar një 16 vjeçar nga fshato Senokos, Gostivar, ku është lënduar, transmeton Almakos.

Me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar dhe pastaj për shkak të karakterit të lëndimeve është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar./Almakos/