Bielsa pagoi 200 mijë funte pasi bëri spiunazh

Çështja e spiunazhit të Bielsas ishte kthyer në temë kryesore në futbollin anglez dhe nuk shpëtoi pa u ndëshkuar nga FA.

Trajneri argjentinas ka bërë të ditur se ka paguar nga xhepi i tij 200 mijë funtet me të cilat skuadra e tij ishte gjobitur.

“Sanksionimi që pranova nga federata (FA) ishte 200 mijë funte – Ishte sanksion që e pranoi klubi, jo unë, por unë jam përgjegjës për të dhe kjo është arsyeja pse pagova ato nga xhepi im” ka thënë Bielsa për reporterët, transmeton lajmi.net.

Leeds pritet të dënohen edhe për incidentin e javës së kaluar në ndeshjen kundër Aston Villa.

Skuadra e udhëhequr nga Bielsa po synon që edicionin e ardhshëm të marrë pjesë në garat e Premierligës, por ka lëshuar një mundësi të mirë për kualifikim direkt dhe tashmë mund të luaj në ‘play off’. /Lajmi.net/

TAGS