Billboard shkruan për kryesimin e Bleonës me këngën “I Don’t Need Your Love”

Ditë më parë kënga “I Don’t Need Your Love” e Bleona Qeretit mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, ndërsa revista e famshme i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares shqiptare.

Kryesimi i parë i këngëtares shqiptare Bleona (emri i plotë: Bleona Qereti) – thuhet në artikull kushtuar pozicionimit të saj në vend të parë me këngën “I Don’t Need Your Love”.

Më tej thuhet se kjo është kënga e katërt e shqiptares në top-listat e Billboard, pas debutimit të saj me këngën “Take It Like a Man” në vend të 31-të në vitin 2013.

Ajo e kishte arritur pozitën e tretë në vitin 2015 me “Take You Over”, si dhe ishte renditur e 12-ta me “Wicked Love” në qershor të vitit 2018.

Lexo po ashtu:

“Kjo këngë ka rëndësi shumë të madhe për mua, sepse është një histori personale, dicka që e kam shkruar derisa kisha një dhimbje të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër, pos ta shënoja dhimbjen time në muzikë”.

“Besoj se shumë femra mbështeten te një mashkull për të marrë miratimin dhe shumë meshkuj mendojnë se femra nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e tyre”.

“Prandaj, ‘I Don’t Need Your Love’ e dërgon pikërisht mesazhin që e thyen këtë model. Mendoj se fraza ‘Duket se mendove që do të rrëzohesha, por mallkuar, nuk më duhet dashuria jote’ e përmbledh thuajse të tërën”, ka thënë Bleona në një prononcim për Billboard. /Telegrafi/

TAGS