Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka vendosur që tua paguajë sigurimet shëndetësore punëtorëve të tij.
Punëtorët në Kosovë ende vuajnë për sigurime shëndetësore për shkak se mungon një ligj për rregullimin e kësaj çështje.
“Kompania “Frutex” nga muaji Shkurt do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetsorë, për të gjithë punëtorët e vet për aq kohë sa instuticionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë”, ka shkruar Palushi në llogarinë e tij në Facebook.