Blakaj: Nuk është vonë të ndiqen penalisht serbët që kryen krime lufte në Kosovë

Blakaj: Nuk është vonë të ndiqen penalisht serbët që kryen krime lufte në Kosovë

 

Çështja e të zhdukurve është dashur të ngritej në nivelin më të lartë politik, ka thënë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Bekaj tha se Serbia nuk ka treguar të dhëna të sakta mbi çështjen e varrezave masive në të cilat gjenden trupat e shqiptarëve të zhdukur nga Kosova.

”Është mbajtur për 15 vjet informacion për mbi ekzistencën e varrezës masive.Kjo na bënë të mendojmë që mund të ketë ende varreza. Vendi është afër kufirit të Serbisë me Rumaninë”, tha ai në Info Magazine, të Klan Kosovës.

”Nuk e di që ka mbetur aty ndonjë trup, por nëse është thënë, është dashur të përgjigjej më saktë se në cilin lokacion gjendet ajo varrezë”.

”Nuk kam prova, mirëpo çka ka ndodhur deri tani më varrezat masive në Batajnicë në procesin e bartjes së kufomave prej Kosovës, tregon që Institucionet e Serbisë kanë pasur të dhëna të sakta dhe tregon që ata i kanë organizuar”.

”Kjo na bënë të dyshojmë që ka edhe varreza të tjera, dhe institucionet serbe nuk kanë dhënë të informacione të sakta në lidhje me këtë proces”.

Bekim Blakaj pohoi se edhe pala kosovare, do duhej të kishte punuar me më seriozitet në këtë temë kaç të ndjeshme për Kosovën e sidomos për ata që ende kanë familjarë të zhdukur si pasojë e krimeve serbe.

”Edhe pala kosovare ish dashur që të merrej me një hulumtim të numri të të zhdukurve, me më shumë seriozitet e me më shumë urgjencë, ku tash më shumë se 20 vjet ende ka njerëz, nëna që nuk dinë ku janë familjarët apo fëmijët e tyre”.

”Në të kundërtën ky është rezultat i asaj që asgjë deri tani ajo që është punuar në drejtim të zbardhjes së fatit të këtyre personave, s’ka qenë serioze”, tha ai.

”Nuk janë dënuar të gjithë ata që kanë kryer krime. Por institucionet provojnë bëjnë të pamundurën që t’i ndjekin penalisht ata kryes të krimeve, që një pjesë së paku e këtyre familjeve të shohin drejtësi”.

”E vërteta e bazuar në fakte, duhet të zyrtarizohet. E vërteta mbi atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë duhet të zyrtarizohet dhe të mos e mohojë askush”.

”Ka kaluar shumë kohë por ende nuk është vonë për të gjetur prova dhe dëshmi gjatë luftës, dhe ata kryes krimesh të ndiqen penalisht”, tha Balaj.

TAGS