Bleona Qereti: Preferoj më mirë të jem beqare, se sa njëpërdorimëshe

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është një prej atyre personazheve që di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në bikini.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, Qereti la një mbishkrimin lidhur me relacionin e femrave ndaj meshkujve, por që nuk i ka pëlqyer përkthimi që disa prej mediave i kanë bërë.

Si rrjedhojë, ajo vendosi të sqarojë përmes statuseve në gjuhën shqipe atë se çfarë ka dashur të thotë.

Bleona (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ndër të tjerash, Bleona përmend faktin se preferon më tepër të ngelet beqare, se sa një femër e përkohshme për një mashkull.

“Shumë femra janë beqare, sepse shumë burra marrin nga ato atë që ‘dëshirojnë’ pa pasur nevojë të jenë në marrëdhënie serioze me të! Kështu që unë preferoj më mirë të jem beqare se sa njëpërdorimëshe, që d.m.th respekto veten po deshe të të respektojnë të tjerët, ose më shqip akoma: Mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta”, ka qenë ndër të tjerash mesazhi i këngëtares shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Bleona/InstaStory

Foto: Bleona/InstaStory

Foto: Bleona/InstaStory

Foto: Bleona/InstaStory

TAGS