25 Nëntor 2018 / 17:19
Thasë të tërë me molla kalben nëpër oborret e banorëve të Prespës pasi blerja e rendimentit këtë vit ka shënuar rënie drastike. Kultivuesit nuk janë të kënaqur nga çmimi i ulët i mollës industriale prej 0,8 denarë për kilogram dhe 6 denarë për mollën për konsum. Alifer Shabani këtë vit ka prodhuar 200 ton mollë, por tani nuk din çfarë të bëjë me to.
Për dallim nga viti i shkuar kur një pjesë e mirë e rendimentit u ngri, këtë vit ka prodhim të tepërt të mollës.
“Viti është i tillë, rendimenti ishte i lartë dhe askush nuk din çfarë të bëjë. Puna nuk është ashtu siç duhej të jetë. Molla industriale është 0,8 denarë. Nuk mund të paguajmë as traktorin për t’i mbledhur. Ministria e Bujqësisë duhet të ndërmarrë masa”.
“Të hidhet kjo pasuri në kohë krize në Maqedoni, është për të ardhur keq. Të gjitha depot e fshatit janë përplot me mollë. Unë rendiment të këtillë nuk mbaj mend. Deri më tani, asnjë maunë nuk ka ardhur të blejë mollë. Dikur blinin për në Irak, Siri, Egjipt, Turqi dhe Rusi. Këtë vit askush nuk pyet”.
Banorët e Prespës shprehen se me këto çmime blerëse të mollës vështirë se do të mbijetojnë. Gjithashtu, janë pesimist se do ta shesin rendimentin. Nëse jo, do të jenë të detyruan ta hedhin.
Miki Trajkovski
Loading…