Blero me urim të veçantë për Afronën: Urime dashuria ime e përhershme, ti je bota ime

Këngëtari Blero ka treguar shumë herë se është më se i dashuruar me të fejuarën e tij, Afrona Dika.

Kjo e fundit, sot (e enjte) feston ditëlindjen, dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Por, urimin më të përzemërt, Afrona e ka pranuar nga dashuria e jetës së saj, këngëtari Blero.

Lexo po ashtu:

Ai vendosi që në rrjetin social Instagram të publikojë një fotografi ku shfaqet bashkë me Afronën, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim emocionues.

“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, reflektimi yt. Bota ka nevojë për njerëz si ti! Por unë kam nevojë për ty më së shumti, babyLove. Urime ditëlindjen dashuria ime e përhershme. Ti je bota ime”, i shkruan Blero në gjuhën angleze.

Përndryshe, çifti kanë mbi dy vite që kanë shpallur fejesën e tyre, ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse mendojnë së shpejti të bëjnë edhe dasmë.

Sido që të jetë, ata shquhen si një prej çifteve më simpatike të estradës. /Telegrafi/

TAGS