Blero ripërpunon hitin e vjetër
16:01 | 3 Dhjetor 2019
Foto: Instagram
16:01 | 3 Dhjetor 2019
Blero po sjell në version të ri një na hitet e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Blero ka paralajmëruar remiksin e këngës “Fotografi”, shkruan lajmi.net.
Balada “Fotografi” ishte publikuar gjashtë vite më parë dhe njëherësh është një nga këngët më të suksesshme të këtij artisti.
Remiksi i këtij projekti do të lansohet nesër (e mërkurë), ndërsa fansat presin me padurim ta shohin se çfarë ka përgatitur kësaj radhe këngëtari. /Lajmi.net/