Blero zbulon projektin më të ri muzikor, së shpejti në një duet me Tarën

Blero zbulon projektin më të ri muzikor, së shpejti në një duet me Tarën

Dy muaj pas projektit muzikor ‘Lambo’ këngëtari Blero ka zbuluar projektin më të ri, i cili këtë herë do të jetë diçka më ndryshe se herët e tjera. Kjo pasi këngëtari tregoi se do të sjellë një duet me vajzën e tij, Tara.



Këtë e bëri me dije, dhe vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një foto ku shfaqet në studio bashkë me të bijën.

“Në punë me fëmijën hehehe! Tara ft Blero së shpejti… Siç e kemi premtuar,”- shkroi Blero.

Nuk dihen ende detajet e projektit të tyre apo kur do të publikohet, por presim që këngëtari të na zbulojë më shumë në ditët në vijim.

TAGS