7 March 2018 / 10:54
Dogana e Trebishtit që lidh Maqedoninë me Shqipërinë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës. Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në të dy kahet. Rruga ka rrëshqitur për rreth 30 metra gjatësi.