Bllokohet Parlamentin anglez, Mbretëresha aprovon kërkesën e Kryeministrit

Bllokohet Parlamentin anglez, Mbretëresha aprovon kërkesën e Kryeministrit

Mbretëresha e Britanisë ka aprovuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar punimet në Parlamentin anglez.

Parlamenti do të jetë i bllokuar nga java e dytë e shtatorit deri në 14 tetor. Vendimi i Mbretëreshës vjen pas kërkesës së Johnson, i cili kërkon ta nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.

Periudha e pezullimit të punës në Parlamentin britanik shkurton ndjeshëm kohën e nevojshme për miratimin e një legjislacioni nga deputetët që do të ndalonte një “Brexit” pa marrëveshje, si dhe përpjekjen e mundshme të tyre për largimin e Johnson përmes një mocioni mosbesimi.

Politikanët kundërshtarë e kanë konsideruar vendimin si një përpjekje për të bllokuar Parlamentin të bëjë përgjegjëse qeverinë e Johnson.