Boateng e harron Messin: Ibrahimovic, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Boateng e harron Messin: Ibrahimovic, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Sulmuesi i Barcelonës, Kevin-Prince Boateng, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është futbollisti më i shkathtë me të cilin e ka pasur kënaqësinë të luajë në karrierën e tij.

Boateng dhe Ibrahimovic luajtën së bashku në Milan për dy vite nga 2010 deri më 2012, dhe i pyetur se cili është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur, Boateng zgjodhi suedezin, transmeton Gazeta Express.

Derisa Lionel Messi nuk ishte zgjedhja e tij e parë, 32-vjeçari e quajti ëndërr faktin që luan përkrah magjistarit argjentinas, edhe pse ata kanë luajtur vetëm një herë në formacionin e njëjtë që prej se Boateng iu bashkua Barçës nga Saussolo në janar.

Në janar, Boateng pati thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit. /Gazeta Express/   

TAGS