Boateng e ‘tradhton’ Bayernin, ja ku transferohet

Boateng e ‘tradhton’ Bayernin, ja ku transferohet
19:09 | 29 Maj 2019

Jerome Boateng me 99% do të largohet nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere.

Mbrojtësi 30-vjeçar e ka humbur vendin e titullarit te bavarezët dhe me ardhjen në skuadër të dyshes franceze Lucas Hernandez-Benjamin Pavard për Boateng janë të hapura dyert e largimit.

Duke patur parasysh faktin se te Bayerni nuk e duan më, lojtari po përgatit tradhëtinë e madhe për bavarezët pasi duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat gjermane, Boateng është pranë transferimit te Borussia e Dortmundit.

Verdhezinjtë kanë nevojë për lojtarë me eksperiencë për të rivalizuar Bayernin në garën për titull, dhe me 30-vjeçarin mund të përforconin ndjeshëm repartin e prapavijës. Kontrata e Boateng me skuadrën e Niko Kovac skadon në verën e vitit 2021 dhe me një ofertë prej rreth 10 milionë eurosh, Bayerni mund ta lërë të lirë të largohet.

[embedded content]

TAGS