Bogovina i dha një “grushtë” të fortë Ali Ahmetit

Bogovina i dha një “grushtë” të fortë Ali Ahmetit

Në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dje zgjodhi kryetarin e ri të degës së Bogovinës. Atë tani e tutje do drejtojë Sahide Bajrami nga fshati Kamjan, shkruan portali Shqipmedia.

Ajo që u vu re në këtë kuvend ishte se dega e Bogovinës me shumicë ka bojkotuar këtë kuvend zgjedhor ndërsa ish-kryetari i kësaj partie për komunën e Bogovinës Berzah Bejtulla Xaki dhe dega e Bogovinës nuk mori pjesë aspak në këtë kuvend. Përndryshe kohë më parë dega e BDI-së së Bogovinës kritikoi emërimin për ministër të Ekologjisë Naser Nuredini i cili sipas tyre si “satelit” u vendos në këtë ministri pa u konsultuar dega e Bogovinës ndërsa tani për herë të parë paraqitet në një kuvend të BDI-së dhe përveç se kryetari i degës u zgjodh nga fshati Kamjan edhe ministri ka prejardhjen po nga i njëjti fshat ka bërë që Bogovina të ndjehet e anashkaluar në këtë rast.

Dega Bogovinë edhe më parë shprehte zhgënjimin e saj për anashkalim duke përmendur se Reçica e Vogël ka deputet, zv/ministra dhe dhjetra drejtori nacionale dhe lokale ndërsa Bogovina asnjë.

Poashtu edhe faqja zyrtare e BDI-së për Bogovinën nuk ka publikuar asnjë lajm për kuvendin në fjalë:
https://www.facebook.com/Bashkimi-Demokratik-p%C3%ABr-IntegrimBDI-Dega-Bogovin%C3%AB-faqja-zyrtare-252829944779822/

Ish kryetari Berzah Bejtulla Xaki poashtu njihet si i afërm me ish zv/kryeministrin Hazbi Lika.