Boki 13 e kthejnë në burg, sot pritet edhe vendimi për lëshimin e tij

Boki 13 e kthejnë në burg, sot pritet edhe vendimi për lëshimin e tij

I dyshuari i parë për rastin “Haraçi” në Maqedoni, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 mbrëmë vonë është kthyer në burg pas qëndrimit në spital në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihet a do të sjellet sot vendim për lirimin e tij nga burgu për shkaqe shëndetësore pas kërkesës së avokatëve të tij, thonë nga Gjykata e Apelit.

Nga spitali thonë se ai ishte vendosur në dhomë speciale pasi kështu e kërkojnë nga protokolli i gjykatave dhe burgut, jo përshkak të gjendjes shëndetësore. Nga atje thonë se ai është mirë me shëndet.

Përndryshe, Boki 13 është i dyshuar për bashkëpunim në krim të organizuar, së bashku me Zoran Milevski- Kiçeec dhe Katica Janeva, ish-kryeprokurore e PSP-së.

Për nesër 3 dhjetor, është caktuar seanca e parë për këtë rast. /Telegrafi/