Alsat 2020-07-03T10:29:58+02:00
Bojan Jovanovski, i cili është i dënuar në rastin “Reket”, sot sërish do të paraqitet para Prokurorisë Publike Themelore-Shkup që të përfundoj me ngritjen e padive penale.
Boki 13 më 25 qershor në Prokurori ngriti disa padi penale, por nuk përfundoi andaj vazhdon edhe sot.
Avokati i Jovanovskit javën e kaluar deklaroi se paditë kanë të bëjnë me funksionarë të institucioneve shtetërore, por edhe për persona jashtë institucioneve. Sipas avokatit paditë kanë të bëjnë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zhvatje, torturë dhe të tjera.
Boki 13 për rastin “Reket”, u dënua me 9 vjet burg, ndërsa Katica Janeva me 7 vjet burg.