Ku ta paraqes Villma Ruskovskën për korrupsion prej 4 milion eurove? Kështu ju drejtua i akuzuari i parë tek “Zhvatja” Boki 13 gjykatës, ku kjo e fundit e ndërpreu menjëherë duke i thënë se denoncimet duhet bërë në organin kompetent, që është Prokuroria Themelore Publike. Paraprakisht Boki 13 bëri të ditur se do të dorëzojë 19 padi penale për 19 persona dhe ndër to rendit edhe prokuroren e lëndës, Villma Ruskovskan.
Boki 13
“A ta paraqes Villa Ruskovskën tek Villma Ruskovska?! Ku ta paraqes këtë person për korrupsion prej 4 milionë eurove për të cilat kam prova të pakundërshtueshme?”
Gjatë seancës së sotme ishin thirrur 5 dëshmitarë. E pranishme ishte drejtuesja e mobilerisë “Zona Mobilje” Lidija Mlladenoviq, e cila tregoi se me Bokin ka kontaktuar në telefon, ku ai ka kërkuar të marrë disa mobile dhe janë marrë vesh që një pjesë e saj të bëhet me kompensim me reklamë dhe një pjesë të paguhet me këste, pasi siç tha bëhej fjalë për një shumë të madhe. Mirëpo, ajo shtoi se Boki nuk e ka bërë pagesën.
Ndërkaq, kur prokuroria bëri bastisje në shtëpinë e të akuzuarës Katica Janeva nga shtëpia e saj u morën edhe mobilet. Ndërsa, Mlledonoviq, tha se kur i kanë treguar fotografi të garniturës e ka konfirmuar se janë marrë nga mobileria e tyre edhe pse Boki 13 i ka thënë se të njejtat do të shfrytëzohen për nevojat e 1tv.
Lidija Mlladenoviq, mobileria “Zona Mobilje”
“E dija se Jovanovski ka zgjedhur mobile për televizion, por se do të kompensohet me reklama. Vlera ishte e madhe, nuk mundeshte e gjitha me kompensim. Bëmë marrëveshje. Ai në shkurt mori garniturë. Nuk e pagoi shumën që duhej ta paguaj, që nuk ishte pjesë e kompensimit, e cila përbënte 296.000 denarë. Ne nuk e dinim ku është ajo mobilje, vetëm kur isha në prokurori dhe ma treguan forografinë e pash se bëhej fjalë për të njejtën mobilje. Marrëveshja nuk u rrespektua dhe as pagesa e kësteve. I dërguam paralajmërim për padi, pastaj erdhi një vajzë dhe na i la 2.750 euro si garancion”.
Pjesë e akuzës së Janevës është edhe marrje e parave në mënyrë të paligjshme dhe në këtë rast avokatja e saj posedonte një vërtetim se pagesa e mobiljeve i është bërë kompanisë në fjalë, ndaj nuk sheh bazë për këtë akuzë.
Irena Fërçkovska, avokate e Katica Janevës
“Pamë se të gjitha mobiljet janë paguar, kurse pjesë e akuzës është se ka marrë disa mobilje për ndonjë ndikim të mundshëm. Kjo është një marrëzi që një njeri i thjeshtë nuk mund ta kuptoj. Vetë drejtuesja vërtetoi se ka marrë para, parat i ruan dhe kanë të bëjnë me ato mobile”.
Sanja Dimovska shefja e kabinetit të Katica Janevës tregoi se përmes telefonit nga Janeva e cila atë kohë ka qenë në pushim, ka marrë instruksione për të dhënë mendim pozitiv për kthyerje të pasaposrtës për Jordan Kamçev, të akuzuarin në rastin “Perandoria”.
Dëshmitarja tjetër, Iish shoqja e tij Lile Stefanova bëri të qartë se nuk janë më në raporte shoqërore me Bokin 13 dhe tregoi se kur është hapur 1tv ajo ka dhënë 25.000 donacion dhe pas disa muajsh i ka huazuar edhe 500.000 euro të tjera.
Po ashtu në gjykatë dëshmoi edhe shoqja e nënës së Bokit 13 Meri Dika Georgievska, e cila siç tha me nënën e të akuzuarit njiheshin prej 50 vitesh. Ndër tjera ajo bëri të ditur se Boki i takonte një familje me të ardhura mesatare.
Vesna Kostova nga Piere Karden tregoi se nga atje Boki ka blerë vetëm një komodë për televizor. Mbrojtja e Bokit 13 konsideron se dëshmitarët e sotëm nuk dhanë asnjë gjë të rëndësishme për procedurën.
Sasho Dukosvki, avokat i Bokit 13
“Çfarë vërtetuam ne sot dhe çfarë do të vërtetohet në këtë fazë të provave material nga dëshmitarë të tillë. Kujdes, këta dëshmitarë janë propozuar nga ana e prokurorisë”.
Seancat për “Zhvatjen” zhvillohen çdo ditë.