Alsat 2020-01-23T12:47:39+01:00
Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13 është larg së mirë dhe ai me çdo çmim po sillet në gjykim. Ky është keqtrajtim. Për gjashtë muaj, 55 herë është dërguar në spital, deklaroi avokati i tij mbrojtës, Sasho Dukovski pas seancës së sotme për rastin “Reket”.
I pyetur se çfarë është gjendja shëndetësore e Boki 13, avokati Dukovski porositi se është larg gjendjes së mirë dhe se ai me forcë po dërgohet në seanca gjyqësore.
“Vetë mund të konkludoni se çfarë është gjendja shëndetësore e një personi kur 55 herë është dërguar për intervenime mjekësore. Ato nuk janë asgjë tjetër, veç se një alibi se diçka po bëhet. Asgjë nuk po bëhet, por po tentohet të mbahet një lloj gjendje larg normales në mënyrë që ai me çdo kusht të sillet në gjykatë”, deklaroi Dukovski.
Dukovski theksoi se para disa ditësh mostra të ulcerave të trashura në lukthin e Bokit janë dërguar në Histologji për t’u konstatuar nëse bëhet fjalë për karcinom të mundshëm.
“Kemi njoftim nga subspecialisti se duhet të mbahet regjim higjineik-dietetik. Nuk e di se cili mjek në Maqedoni tashmë duhet ta shkruajë atë. Nuk mundet të gjithë mjekët të gabojnë, të gjithë mjekët janë të mendimit se i njejti duhet të jetë në regjim të rreptë higjienik-dietetik. Si mund të bëhet ajo në burg”, deklaroi Dukovski.
Theksoi se bëhet fjalë për diskriminim klasik, ku nga tre të akuzuar, vetëm i akuzuari i parë të lihet në paraburgim.
“Nëse ndodhë diçka me Bojan Jovanovskin, e them publikisht se shumë persona do të përfshihen me kallëzime penale. Ky është keqtrajtim. Si gazetarë, a keni pasur dikë që për gjashtë muaj është sjellë 55 herë në spital dhe me atë rast një muaj të hospitalizohet”, deklaroi Dukovski.
Loading…