Alsat 2019-10-14T14:21:12+02:00
Boki 13 u shtrua përsëri në spital sot në mesditë. Ai u shtrua sërish në spitalin e qytetit “8 Shtatori” me pretekstin se nuk ndiheshe mirë dhe se kishte dhimbje të forta në stomak. Ndërsa Avokati i tij apeloi që Boki 13 të lirohet nga paraburgimi dhe të shtrohet në mënyrë permanente në spital.
Boki 13 ndodhet në burgun e Shutkës që prej tre muajsh, si i dyshuari i parë në rastin “Reket” për zhvatjen për më shumë se një milion euro ndaj biznesmenit Orce Kamchev. Përveç tij në burg po qëndron edhe ish shefja e PSP-së, Katica Janeva dhe biznesmeni Zoran Milevski-Kicec.
Loading…