“Bomba” të reja të El Chekës për tenderë, biseda mes vëllait të Ahmetit dhe Xhaferit (VIDEO)

“Bomba” të reja të El Chekës për tenderë, biseda mes vëllait të Ahmetit dhe Xhaferit (VIDEO)

Sheqerim Ahmeti – El Cheka ka publikuar përgjime të reja ku dëgjohen biseda mes Fekri Ahmetit, vëllait të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Në njërin prej tyre siç thuhet bëhet fjalë për tenderë në Termocentralin TEC Osllomej, për të cilët duhej të zgjedhej komision për tenderët, raporton TV Telma. Sipas televizionit, në këto biseda Xhaferi thotë se për këtë do të flas edhe me Nikolla Gruevskin.

Fekri Ahmeti theksoi për Telma se nuk merret me politik, se punon në komunën e Kërçovës dhe se nuk ka asnjë lidhje me Osllomejin. Ai ka thënë se është i gatshëm të deklarohet nëse institucionet do të hetonin këtë rast.

Në mesin e të përmendurëve është edhe zv/drejtori i ELEM, Fatmir Limani, i cili ka folur se bombat e El Chekës kanë prapavijë politike. Prokuroria Speciale deri tani nuk kishte hapur një rast të tillë përveç gërmimet në një minierë.