Shkruan: Arben Fetai
Afera e bombave të reja për BDI-në po tregon se Maqedonia e Veriut është duke rrëshqitur drejt një regjimi të ri autoritar dhe të korruptuar nën udhëheqjen e Zoran Zaev.
Tani qyetatarët e kanë të qartë se pse Zaev po mundohet që të sigurojë shkatërrimin e këtyre dëshmive përmes ligjit të ri për Prokurorinë Speciale. Por më shqetësuese se përmbajtja e bombave (të cilat vetëm se konfirmojnë për të satën herë se BDI është një organizatë thellëshisht e kriminalizuar dhe anti-shqiptare nga koka deri të këmbët) është mënyra se si pushteti po e trajton këtë proces.
Ndërsa Prokuroria Speciale refuzon të mirret me përmbajten e bombave, Ministria e brendshme padit denoncuesin dhe arreston aktivistët e opozitës shqiptare të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore. Alo Zaev reformatori?