Një bombolë gazi ka marrë flakë në një banesë të një ndërtese në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati1” në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, dhe ndonëse nuk ka shpërthyer, bombola ka ngjallur frikë tek banorët.
“Policia dhe zjarrfikësit janë vonuar në vendin e ngjarjes. Ata kanë ardhur me rreth 30 minuta vonesë”, ka thënë lexuesi i Telegrafit.
Ai gjithashtu ka thënë se njëri nga banorët, në tentim për ta larguar bombolën që përdorej për ngrohje, ka pësuar djegie në dorën e tij. /Telegrafi/