Bonaventura do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike?

Giacomo Bonaventura dhe Milani kanë vendosur që lojtari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gju dhe pritet të mungojë nga tre deri në pesë muaj.

Futbollisti italian iu është nënshtruar disa ekzaminimeve dhe konsultimeve mjekësore, ndërsa vendimi po shkon drejt operacionit.

Giacomo Bonaventura (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ai ka vuajtur nga inflamacioni i përsëritur i gjurit që para fillimit të këtij sezoni dhe thuhet se ka probleme me kërcin.

Lexo po ashtu:

Sky Sport Italia njofton se operacioni eventual do ta lë lojtarin jashtë fushe nga tre deri në pesë muaj.

Sipas thashethemeve më të fundit, Milani pritet të njoftojë zyrtarisht të enjten se a do të operohet lojtari 29 vjeçar.

Giacomo Bonaventura (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mungesa afatgjate e Bonaventuras është lajm aspak i mirë për Rossonerët, të cilët kanë mungesa të shumta në skuadër.

Lucas Biglia, Mateo Musacchio e Mattia Caldara do të mungojnë për disa muaj. /Telegrafi/

TAGS