Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, në një deklaratë për medie gjatë vazhdimit të sotëm të takimit të liderëve të BE-së tha se e ka këshilluar kolegun e tij maqedonas, Zoran Zaev që të mos jap dorëheqje, shkruan Almakos.
“E kam këshilluar Zaevin që të mos jap dorëheqje, ka edhe shumë punë për t`u bërë”, tha Borisov.
Borisov ka deklaruar se nëse në Republikën e Maqedonisë Veriore ka parti dhe forca që duan ta kthejnë shtetin prapa, kjo është problem i madh. /Almakos/