8 August 2018 / 14:46
Norma e lartë e borxhit publik në shtet është rezultat i qeverisjes së pushtetit të fundit. Me këtë konstatim, Ministria e Financave e kthen goditjen politike ndaj opozitës. Nga viti 2008 deri në vitin 2016, borxhi u rrit dyfish ose nga 23 për qind e PBV-së, në 48.5% – pohon zëvendësministrja Shiret Elezi. Në fillim të vitit janë paguar rreth 200 milionë euro borxh, për vitet e kaluara.
Ne bëjmë përpjekje që të gjitha institucionet dhe i shtyjmë ato të realizojnë investime kapitale, kemi bërë disa analiza dhe, nëse është e nevojshme, do të bëjmë një rishikim të buxhetit për të alokuar ku mendojmë se ka nevojë për përdoruesit e buxhetit, që të realizohen.”- deklaroi Shiret Elezi, zv/ministre e Financave.
Dhe menjëherë pas publikimit të të dhënave për gjendjen e borxhit shtetëror, opozita filloi me konferencat e përditshme të shtypit, duke akuzuar qeverinë për huamarrje, ndërsa paratë nuk i përdorin në mënyrë produktive.
Qytetarët po zhyten në borxh, nuk mund të dalin deri në fund të muajit, ndërsa LSDM, Zaev, Angjushev, Filipçe, Shekerinska ua ndajnë paratë popullore të afërmve dhe kompanive të afërta me LSDM-në. Vetëm në 3 muajt e fundit, borxhi publik dhe ai shtetëror janë rritur shumë falë punës joekonomike të LSDM-së. “- deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Shifrat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2016, borxhi publik përbënte 48.5 për qind të prodhimit bruto-vendor, ndërsa në fund të vitit të kaluar, borxhi i përgjithshëm publik u zvogëlua në 47.2 për qind. Huamarrja e fundit e qeverisë u bë dje, kur në vend të 32.5 milion eurove të planifikuara, 36.6 milion euro u tërhoqën nëpërmjet obligacioneve, do të thotë shteti morri hua katër milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar. Aktualisht borxhi publik tejkalon 5 miliardë euro ose gati 50% të BPV-së.
Ile Petreski