Zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në lidhje me pastrimin e listës Zgjedhore sot tha se janë trashëguar më shumë probleme dhe se institucionet kompetente në mënyrë të adekuate duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.
Në pres konferencën e Qeverisë, Boshnjakovski theksoi se nga viti 2002 në Maqedoni nuk ka pasur regjistrim dhe se mbi 400 mijë qytetarë nuk jetojnë në vend, kurse figurojnë në Listën zgjedhore, që gjithsesi ka implikime në të gjitha proceset zgjedhore dhe në referendum.
“Ekzistojnë më shumë segmente që duhet të adresohen. Disa prej tyre janë detyrë e Qeverisë, ndërsa një pjesë janë detyrë e institucioneve tjera. Në Maqedoni nga viti 2002 nuk kemi regjistrim të popullatës, por për momentin vijojnë përgatitjet në Entit Shtetëror të Statistikës për mbajtjen e regjistrimit. Janë trashëguar më shumë probleme që duhet të adresohen edhe të zgjidhen. Jemi të vetëdijshëm të gjithë dhe se mbi 400 mijë bashkëqytetarë tanë nuk jetojnë në Maqedoni, ndërsa i kemi në Listën Zgjedhore si qytetarë të Maqedonisë. Edhe kjo ka implikime në të gjitha proceset zgjedhore dhe në referendum. Komisioni Shtetëror Zgjedhor në periudhën e ardhshme ndoshta do të intervenojë në lidhje me Listën Zgjedhore, megjithatë të gjitha institucionet duhet në mënyrë të përshtatshme të adresojnë këto situata dhe të zgjidhen”, tha Boshnjakovski.
Shtoi se nuk bëhet fjalë për atë nëse ka vullnet të mirë për të bërë këtë, por se ajo është çështje kohe dhe prioritet.
[embedded content]