Bota e futbollit mban zi pas vdekjes tragjike të Jose Antonio Reyes

Bota e futbollit është shokuar me lajmin e Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë.

Jose Antonio Reyes, vdiq në mëngjesin e së shtunës, më 1 qershor në moshën 35 vjeçare.

Futbollisti i cili ka luajtur në radhët e Extremadura, ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik.

I ngjajshëm

Lajmi për humbjen e Reyes, ka tronditur futbollin, dhe gjithë protagonistët e tij.

Shumë skuadra dhe lojtarët tashmë kanë dërguar ngushëllimet e tyre për familjen dhe shokët e Reyes.

“Ne nuk mund të ofronim lajme më të këqija. Anëtari i skuadrës sonë, Jose Antonio Reyes, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik. Prehu në paqe”, ishte shkrimi i Sevillas, skuadër ku Reyes ka luajtur për disa vite./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS