Bota e futbollit në zi, humb jetën në moshë fare të re lojtari i Atalantës

Bota e futbollit në zi, humb jetën në moshë fare të re lojtari i Atalantës

Ka humbur jetën në moshën 19-vjeçare, Andrea Rinaldi, lojtari i Atalantës.





Djaloshi, i cili kishte pësuar hemorragji në tru si pasojë e sëmundjes së aneurizmës, mbërriti në spitalin e Varezes në gjendje tepër kritike dhe mjekët e patë të pamundur ta shpëtonin.

Lajmi ka pikëlluar jo vetëm qytetin e Kermenates ku ai banonte, por mbarë futbollin italian dhe europian.

“Ishte një njeri që e donin të gjithë dhe i bënte të gjithë ta donin”, deklaroi trajneri i tij Xhovani Kusatis.

TAGS