Braçe: Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ka theksuar se “ky nuk ishte cenim personal, por cenim i integritetit kushtetues”.

“Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve. Mos të mendojë kush se integriteti i një deputeti, e veçanërisht zonjave që janë kërcënuar sot, është cenimi i integritet personal i secilit prej nesh, jo është cenim i integritetit kushtetues”, tha Braçe.

Braçe bëri thirrje për të ndalur dhunën, duke pohuar se ky vend ka nevojë për qetësi, punë dhe mirëqenie.

“Punë e tyre, zgjedhja e tyre, siç është zgjedhja e tyre te djegë mandatet. Më takon të bëj thirrje që po përsëritet në të gjitha gjuhët të ndalin dhunën, dhuna si duhet kujt. Ky vend ka nevojë për qetësi, punë, mirëqenie”, tha Braçe.

TAGS