Brad Pitt: Sa të dashura kam pasur pas ndarjes nga Jolie

Brad Pitt: Sa të dashura kam pasur pas ndarjes nga Jolie
22:31 | 11 Dhjetor 2019

Brad Pitt ka folur edhe njëherë për jetën private.

Jeta e Brad Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie është komentuar gjatë. Për herë të parë, ai ka treguar sa të vërteta janë historitë e përfolura të dashurisë që kur i dha fund romancës disa vjeçare në vitin 2016.

“Nuk e di me sa femra kanë thënë se jam në lidhje për dy apo tre vitet e fundit dhe asnjë nuk është e vërtetë. Unë thjesht lëshoja ndonjë sinjal, por ndoshta nuk thoshte asgjë”, tha ai për New York Times.
Hera e fundit që u përfol se ka nisur një histori të re dashurie me Alia Shawkat, por rezultoi se janë thjesht miq.

Lidhja më e gjatë e Brad ishte me Angelinën, të cilët u dashuruan në vitin 2004 pasi bashkëpunuan për filmin “Mr & Mrs Smith”.

Ata ishin çifti më i komentuar në Hollywood dhe gëzojnë gjashtë fëmijë bashkë, tre janë të adoptuar, Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 vjeç dhe Zahara, 14 vjeçe; ndërsa tre i kanë fëmijët biologjikë, Shiloh, 13 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjec.

TAGS