Brahim Diaz refuzon kalimin tek Getafe, përkundër mungesës së minutave

Brahim Diaz refuzon kalimin tek Getafe, përkundër mungesës së minutave
15:51 | 5 Janar 2020

Ylli i Real Madrid, Brahim Diaz, ka refuzuar kalimin tek skuadra e Getafe.

Getafe është interesuar për huazimin e yllit të Real, Diaz, por lojtari duket se ka qenë kundër një lëvizje të tillë.

Ish anëtari i Manchester City ka regjistruar vetëm katër paraqitje këtë sezon me ‘Los Blancos’, duke vazhduar të ketë impakt në ‘Bernabeu’.

‘Goal’ bën të ditur se lojtari ka refuzuar mundësinë për huazim tek Getafe, për të vazhduar luftën për minutat e tij në Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Brahim Diaz largohej nga Manchester City në drejtim të Real Madrid pikërisht për mungesën e minutave.

Mbetet të shihet nëse ai do të fitojë besimin e Zinedine Zidane për një vend në formacion. /Lajmi.net/

TAGS